“Nuk rri dot larg të dashurit”

Kelly Brook, mund të jetë femra që dëshirohet nga qindra mijëra meshkuj në botë pasi që është një prej modeleve më të njohura dhe seksi në Britani, por ajo thotë se nuk mund të qëndrojë për asnjë moment larg të dashurit të saj, Thom Evans.
Të dy ata janë lidhur që prej vitit 2010 dhe tashmë Kelly është transferuar në shtëpinë e të dashurit të vet.
“Unë nuk mund të qëndroj për asnjë moment larg të dashurit tim dhe për këtë vendosa të jem afër tij dhe të zhvendosem tek ai”, ka thënë 33-vjeçarja, duke pohuar se dëshiron që lidhja e tyre të zgjasë./Indeksonline/