E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PDK-ja keq na ka mashtruar”

Nënkryetari për komunitete i Komunës së Prizrenit, Orhan Lopar, pas katër vjetësh të bashkëqeverisjes në nivel lokal me Partinë Demokratike të Kosovës është shprehur i zhgënjyer me partnerët politikë për shkak të mospërmbushjes së pikave të marrëveshjes së koalicionit.

Ai thotë se me premtimin për dhënien e letërnjoftimeve dhe dokumenteve të regjistrimit civil në gjuhën turke PDK-ja i ka mashtruar njëherë turqit e Prizrenit dhe se të njejtën gjë nuk do të mund ta bëjë në të ardhmen, shkruan Koha Ditore.

“Pika e parë e marrëveshjes së koalicionit PDK-KDTP ka qenë dhënia e letërnjoftimeve dhe ekstrakteve të lindjes në gjuhën turke. Për fat të keq kjo pikë e marrëveshjes nuk është realizuar. Ndërkohë dy vjet më parë ne kemi realizuar një peticion, kemi grumbulluar nënshkrime, i kemi dorëzuar ato te institucionet, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Nëe kjo ka qenë lojë për të marrë votat e turqve në Prizren, atëherë i bie se PDK-ja keq na ka mashtruar”, ka thënë Lopar.

Ai ka theksuar se në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes ka qenë i ri në politikë dhe e pranon se gjatë katër viteve të kaluara ka marrë mësime të shumta./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›