“Padrino”, si vriste Hamdi Haklaj nën petkun e UÇK
TIRANE-Zbardhen mëkatet e Hamdi Haklaj, i njohur ndryshe me nofkën “Padrino”, eshte lajmi i madh sot ne te perditshmen Gazeta Shqiptare.
Njeriu që për vite të tëra i kalli datën Tropojës dhe ishte kthyer në një ferr të vërtetë për policinë shqiptare, vriste në mes të ditës dhe shteti bënte një sy qorr. I veshur me rroba të UÇK-së në mes të ditës, në prag të shtëpisë më 9 shkurt 1998, ekzekutoi Halil Hoxhën, pasi hasmëria mes dy fiseve po “prodhonte” dhjetëra viktima. Pasi e ekzekuton hasmin e tij, Hamdi Haklaj largohet krejt qetësisht, pa u shqetësuar nga askush dhe duke mos rënë në duart e policisë.
Vrasja është rrëfyer nga bashkëshortorja e viktimës, si dhe dëshmitarë të tjerë. Në vendimin e gjykatës së Tiranës, që e dënoi me burgim të përjetshëm Hamdi Haklajn, (për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 25 vite) është hedhur dritë edhe mbi vrasjen e dy vëllezërve, Guxim e Besim Demaj në vitin 1993 në malin e Shkëlzenit. Më poshtë po botojmë vendimin e zbardhur të gjykatës së Tiranës, të firmosur nga treshja gjykuese e kryesuar nga Gerd Hoxha, ku i pandehuri Hamdi Haklaj u cilësua fajtor dhe dënua maksimalisht për vrasjet.
E perditshmja Gazeta Shqiptare publikon sot me detaje nje sere vrasjesh te haklajt.
(d.b/BalkanWeb)