E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti hetimor i DIA: Mafia shqiptare “pushton” Italinë

TIRANE-Mafia shqiptare në Itali është më e fuqishme se të gjitha mafiet e tjera joitaliane. Në një raport të Drejtorisë së Investigimit në Itali theksohet se mafia shqiptare në krahasim me ato të tjera joitaliane është 20 për qind e përhapur, më shumë sesa ajo rumune, kineze, marokene.

Mafia shqiptare dhe ajo rumune zotërojnë 40% të aktivitetit kriminal të jashtëligjshëm në Itali. Ndërsa së bashku me kinezët, rumunët, kinezët e marokenët, sipas raportit, zotërojnë 53% të aktiviteteve kriminale të jashtëligjshme për sa i përket trafikut të lëndëve narkotike, shfrytëzimit të prostitucionit, bastisjeve të banesave dhe vilave. Gazeta Shqiptare ka zbuluar raportin e hartuar nga Drejtoria Investigative Antimafia për trafiqet dhe organizatat kriminale vendase dhe joautoktone.

Ai përmban periudhën janar-qershor 2010. Ky raport është paraqitur nga ministri i Brendshëm italian në parlamentin e shtetit fqinj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›