Cunami apokaliptik Japonia zhvendoset 4 metra
TOKIO- Shkencëtarët kanë ribërë llogaritë për fuqinë dhe pasojat e tërmetit të Japonise. Vendi-ishull është zhvendosur jo 1.5 metra, siç u tha në fillim, por plot 4 metra nga pozicioni i mëparshëm.
Ndërsa aksi i planetit tonë ka lëvizur me 16.5 centimetra, duke shtuar shpejtësinë e rrotullimit të tij, por efekti në gjatësinë e ditës është i pallogaritshëm. Të dhënat e gati 1200 stacioneve monitoruese të përmbledhura nga rrjeti GeoNet, tregojnë se lëkundjet katastrofike të tokës kanë shkaktuar një zhvendosje masive.
Për Institutin Gjeologjik britanik kjo nuk e është diçka pazakontë, pas një tërmeti kaq të fuqishëm. Tërmeti me të gjitha gjasat, lëvizi edhe aksin e tokës me rreth 16 cm, çka e bën planetin të rrotullohet rreth vetes më shpejt. Shkurtimi i ditës, që vjen si pasojë e një ndryshimi të tillë, është i papërfillshëm, 1.8 të miliontat e një sekondi.
Agjencia meterologjike e Japonisë propozoi rishikimin e magnitudës së tërmetit të së premtes prej 9 ballësh. Kjo do ta bënte tërmetin e 5-të më të madh që nga fillimi i regjistrimeve, por agjencitë e tjera nuk janë përgjigjur.
Ekspretët britanik shpjegonë se tërmeti ndodhi përgjatë dy pllakave tektonike, asaj të Paqësorit në lindje dhe asaj që shumë gjeologë e shohin si zgjatim të pllakës amerikano-veriore në perëndim. Pllaka e Paqësorit po lëviz drejt perëndimit pikërisht poshtë Japonisë. Përplasja mes pllakave i dha një goditje fundit të detit, që zhvendosi sasi gjigante uji duke prodhuar dallgën shkatërrimtare 10 metër të lartë dhe mesa duket edhe një zhvendosje të Japonisë.
(e.m/koha/BalkanWeb)