“Për të mos harruar”, Berisha: Adem Jashari kurora e sakrificës shqiptare
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e çeljes së ekspozitës për genocidin serb në Kosovë, “Për të mos harruar” në Muzeun Kombëtar.
Gjatë fjalës së rastit, shefi i qeverisë falenderoi Bashkinë e Tiranë për organizimin e ekspozitës, që siç tha ai i kushtohet kalvarit të sakrificave të kombit tonë dy shekujt e fundit. Kryeministri deklaroi se sot shqiptarët janë të lirë dhe kanë hapur kapitullin e ndërtimit të së ardhmes që meritojnë.
“Sot ne jemi të lirë dhe kemi vështrim të kristaltë drejt të ardhmes sonë. Lamë mbrapa periudhën e përpjekjeve për ekzistence dhe kemi hapur kapitullin e së ardhmes që meritojmë, në bashkëpunim me kombe të tjera të rajonit dhe Europës.”- u shpreh Berisha.
Ndër të tjera, kryeministri theksoi se 5 marsi është “dita e përkuljes së çdo shqiptari para Adem Jasharit, i cili qëndron si kurorë e sakrificës shqiptare.”
“Sot nderoj të gjithë luftëtarët e lirisë, ata qindra dhe mijëra djem dhe vajza që pak vite më parë rrëmbyen armët dhe fituan”- vijoi më tej Berisha.
Ndërkohë shefi i qeverisë theksoi domosdoshmërinë që Tirana të ketë një muze të veçantë për të kujtuar kalvarin e shqiptarëve këto dy shekuj. ‘Për ne harresa do të ishte turpërim i madh, e pafalshme.”-theksoi kryeministri.
BASHA: SAKRIFICA E JASHARËVE, MË SUBLIMJA
Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se sakrifica e Jasharëve është një nga pikat më sublime që dëshmon sa vlen liria për vendin tonë.
Sipas kryebashkiakut Basha, kjo ekspozitë është një kontribut modest i Tiranës, për të përkujtuar një nga fletët më të vështira, dhe për të dëshmuar se do të ndërtojmë të ardhmen pa harruar të kaluarën.
Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se ekspozita “Për të mos harruar” do të qëndrojë e hapur për dy javë në Muzeun Historik Kombëtar.
(er.nu/BalkanWeb)