Kukes ngrijne tubacionete ujit te pijshem
KUKES- Ne shume pallate banimi ne qytetin e Kukesit por dhe ne shume fshatra tubacionet e ujit te pijshem kane ngrire nga temperaturat e uleta duke lene banoret prej ditesh pa furnizim me uje te pijshem. Tubacionet jane ngrire edhe ne toke ose ne muret e pallateve por sidomos ne vendet ku ato jane te zbuluara nga amortizimi apo ne kasetat shperndarese. Shkrirja e tubave nga banoret eshte nje aventure me vete. Ata ndezin zjarre tek tubat e zbuluara ne menyre qe te nxehet deri ne skuqje dhe te behet zhbllokimi i pjeseve ne mure nga percimi i nxehtesise. Shpeshhere po perdoren dhe llampat me benzine qe kane temperature me te larte. Por zhbllokimi i tubacioneve dhe ardhja e ujit nuk zgjat me shume se dy ore sepse nga temperaturat e uleta serish tubat ngrijne. Ne shume raste banoret kane sharruar pjeset e ngrira per ti zevendesuar me te reja. Ne fakt ky proces nuk ndodh vetem aty ku tubacionet jane te futura mire ne mure dhe nese do te kete uje te vazhdueshem dhe cezma lihet vazhdimisht te rrjedhe uje. Por uji ne Kukes vjen ne te shumten e kohes nje here ne 24 ore keshtu qe ngrirja ne keto temperatura eshte e pashmangshme. ne foto pamje nga zjarri per te shkrire tubacionet e ujit ne Kukes
vizion plus
vizion plus