E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani: Avokati i Popullit jashtë lojërave politike

TIRANË - Avokati i Popullit, Igli Totozani, prezantoi sot në një takim me ambasadorin e Holandës në Tiranë, z. Henk Van Del Dool, misionin e institucionit që ai drejton, duke garantuar se do të jetë një institucion i paanshëm, që nuk do të përfshihet në lojërat politike dhe do të jetë gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij, Ambasadori holandez kërkoi që pikat më të rëndësishme të raportit vjetor që i është dërguar Parlamentit, të përmblidhen në një material të përkthyer në gjuhë të huaj dhe t'u dërgohet ndërkombëtarëve.

Një tjetër fokus i bisedës mes z. Henk Van Del Dool dhe z. Totozani ishin dhe problemet e minorancave seksuale (LGBT) dhe të barazisë gjinore.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›