E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përballja” u lexua në shesh

Foto: Berat Murina, Indeksonline. 

Sheshi “Nënë Tereza” është përshkruar nga “Përballja”. Bëhet fjalë për gazetën e parë të një subjekti politik. E përjavshmja “Përballja” del çdo të premte dhe është organ i Lëvizjes Vetëvendosje!.

Pasditen e së enjtes reklamimi i saj është bërë nëpër Prishtinë me mbishkrimet: “Shfleto realitetin me një sy kritik, dukuritë politike nën një këndvështrim të ri, ekonomi progresiste për shoqëri të shëndoshë, kulturë qytetare, art e argëtim”.
“Përballja” botohet prej datës 22 mars.

““Përballjes” nuk i intereson cinizmi i pushtetarëve, apo eklektizmi i snobëve. Misioni që kjo gazetë i vendos vetes është që ta përballë lexuesin e saj me dimensione të caktuara të realitetit, duke qenë njëkohësisht të ndërgjegjshëm që në tërësi ai mbetet i papërshkrueshëm, dhe as që mund të synohet të përcillet i tëri përmes një botimi modest”, kishte njoftuar Lëvizja Vetëvendosje! për numrin e parë të kësaj gazete.

Sipas VV-së, kjo gazetë e re synon të sjellë një format të ri të medias, jo për nga paraqitja por për nga përmbajtja.

Kjo është gazeta e parë që botohet zyrtarisht prej një subjekti politik./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›