E Diel, 1 Nëntor 2026

“Përmeti”, At Nikolla Marku: Janullatos qëllime shoviniste në dëm të Shqipërisë

ELBASAN-Kreu i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë , kryetari i këshillit të kishës së Shën Mërisë, Atë Nikolla Marku , sërish është ndalur tek konflikti fetar në bashkinë e qytetit të Përmetit.

Ndërsa dy javë më parë ai ka bërë publike ne media një deklaratë me nota kritike për këtë ngjarje duke vënë në shënjestër vetë Janullatusin, duke e “akuzuar” se ai ka qëllime shoviniste në dëm të shqipërisë. Prandaj ai këtë radhë , është “ankuar” Stambollit, nga ku kërkon të mbahet një qëndrim disiplinor.

Letra e tij e hapur i drejtohet pikërisht patriarkut Varthollome dhe për dijeni ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë.

At Nikoll Marku kërkon të zbatohet dhe të respektohet nga Patriarkana e Stambollit vendimi "Tomas" i vitit 1936 , i cili njeh pavarësinë e kishës autoqefale shqiptare , neni 34 i së cilës përcakton drejtimin e çdo kishe ortodokse të pavarur nga një prift i kombësisë në të cilën ushtron veprimtarinë e saj kisha.

Duke garantuar partneritetin e kishës së tij me atë të Patriarkanës së Stambollit , Atë Nikolla Marku thekson se vendimet e Stambollit janë të përjetshme dhe të parevokueshme. 

(m.s/BalkanWeb)
 

Lidhje te tjera VIDEO: “Përmeti”, At Nikolla Marku: Janullatos qëllime shoviniste në dëm të Shqipërisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›