E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen makina, plagoset drejtuesi. Dyshohet për vendosje dinamiti

VLORE-Një makinë ka shpërthyer sot në rrugën ‘Transballkanike’, të qytetit të Vlorës ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi. 

News24 mëson se ngjarja është shënuar sot paradite rreth ores 09:30 minuta në Rr. 'Transballkanike' kur automjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA663BF ka shpërthyer në flakë e tym. I plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr aktualisht ndihmën shëndetësore. Policia identifikoi më pas shtetasin e plagosur, ai është Ermal Bajrami, 31 vjec nga fshati Selishë e Vlorës dhe banon në Babicë të Madhe. Burime kofnirmuan per News24 se dyshohet se shperthimi eshte kryer me nje sasi te konsiderueshme dinamiti.

I plagosuri pas mjekimit që ka marrë në spital është shoqëruar në komisariat ku dhe ka ndryshuar gjeneralitetet e dhëna në fillim. Nga shtetasi Bashkim Brahimaj që tha se quhet në vendin e ngjarjes, 31-vjeçari më pas pohoi se quhet Ermal Bajrami. Ai është marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Ndërkohë, sipas të dhënave shpërthimi ka ndodhur pasi automjeti është futur në Lavazh, dhe drejtuesi dhe në këtë moment kishte zbritur nga automjeti. Por sipas të dhënave në vendgjarje shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm, ç’ka ka shkatuar dhe dëmtimin lehtë të tij. Dyshohet se lënda shpërthyese e llojit dinamit ishte vendosur poshtë makinës pranë motorrit, duke e dëmtuar totalisht pjesën e parë të saj.

Policia
Drejtoria e policisë së qytetit të Vlorës po punon për të përcaktuar nëse shpërthimi ndodhi si pasojë e ndonjë defekti në makinë apo e vendosjes së lëndës plasëse.

“Sot më datë 31.08.2013 rreth orës 09:30 në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë është marrë njoftimi se në rrugën ‘Transballkanike’ ka ndodhur një shpërthim.

Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale nga të cilat ka rezultuar se shpërthimi ka ndodhur në automjetin tip Mercedes-Benz ML ngjyrë gri me targa AA 663 BF, i cili drejtohej nga shtetasi E. B., banues në Vlorë. Si rezultat i shpërthimit është dëmtuar lehtë vetëm shtetasi i mësipërm dhe automjeti në pjesën e përparme të tij. Në momentin e shpërthimit automjeti ka qënë duke ecur në sens të kundërt me atë rrugës (kundravajtje). Në lidhje me këtë rast është ngritur grupi i posacëm hetimor i cili aktualisht është duke marrë në pyetje personin e dëmtuar.

Po punohet për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ndodhur si rezultat i ndonjë defekti në automjet apo si pasojë e shpërthimit nga lëndë plasëse”, thekson njoftimi për shtyp i policisë.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Vlorë, shpërthen makina, plagoset drejtuesi. Policia zbardh detaje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›