E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ronaldo do të luante edhe për 250 paund”

Javët e fundit nuk kanë qenë edhe aq të këqija për Robbie Williams. 

Albumi dhe kënga e tij, “Candy” u renditën në pozitën e parë, pati një koncert të suksesshëm në Londër dhe paralajmëroi një turne të madh evropian për verën e ardhshme.

Para vetëm pak javësh ai u bë baba dhe linja e tij e rrobave po ec shumë mirë. Por pop ylli vazhdon të mos i sheh paratë si motivë për të gjitha këto, por i sheh si fitore të tij.

“Unë nuk mendoj se Ronaldo nuk vrapon ashtu për pagesën e tij prej 250 mijë paund në javë. Unë mendoj se ai do ta bënte vrapin e njejtë edhe nëse do të merrte vetëm 250 paund. Kështu është edhe për mua. Ka shumë arsye pse unë duhet të bëj një turne. Jam shumë me fat që mund të bëj para duke e bërë këtë punë, por unë sinqerisht asnjëherë gjatë kohës sa jam në skenë nuk kam menduar për paratë”, tha Robbie, në një intervistë për mediat britanike. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›