“Do të largohem nga aktrimi”

Angelina Jolie është e gatshme të largohet nga aktrimi për të kaluar më shumë kohë me gjashtë fëmijët e saj. Të paktën kështu u shprehë ajo mbrëmë gjatë një interviste.
Aktorja, 37 vjeçare tha se do ta marrë në konsideratë largimin e saj nga Hollywood-i atëherë kur fëmijët e saj do të hynë në vitet e adoleshencës. Djali më i madhë, i adoptuari Maddox tani është 11 vjeç.
Ajo tha: “Mendoj se do të më duhet ta lë aktrimin sapo fëmijët të nisin adoleshencën sepse atëherë do të kem shumë nevojë për menagjim. Unë do të jem e lumtur në shtëpi”. /Indeksonline/