E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rrjeta” vë në pranga katër të dyshuar

Policia e Kosovës në të dy operacioneve që ka realizuar ka arrestuar katër të dyshuar nën dyshimin e bazuar për kontrabandë me migrantë, falsifikim të dokumenteve dhe krim i organizuar.

Gjatë këtij operacioni ishte arrestuar një pjesë e këtij grupi kriminal të cilët në vazhdimësi dyshohej se kryenin veprat penale kontrabandë me migrantë, falsifikim të dokumenteve dhe krim i organizuar.

Operacioni policor ka vazhduar në rajonin Mitrovicës, Graçanicë dhe Podujevë, ku janë arrestuar edhe katër të dyshuarit tjerë si pjesë e këtij grupi.

Të dyshuarit e arrestuar janë: B.H(1964). A.L(1966), B.D(1967), A.B(1978).

Gjatë kontrollimit të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse policia ka gjetur dhe ka konfiskuar: 209 dokumente të ndryshme, kopje të pasaportave, certifikata të lindjes, certifikata të shtetësisë të Serbisë etj, 6 telefona celularë, 2 SIM kartela, 1 armë automatike e tipit AK 47, 139 fishekë, njofton policia.

Bazuar në të gjeturat e procedurës hetimore policia dyshon se ky grup në mënyrë të organizuar kanë kryer veprat penale kontrabandë me migrantë, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe krim i organizuar për persona të ndryshëm të cilët organizonin kontrabandën e personave për në shtetet evropiane.

Për këto shërbime ky rrjet përfitonte shuma të mëdha të parave në mënyrë të kundërligjshme./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›