E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Serbisë s’i kërkoj njohje të Kosovës

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar sot në Bratisllavë se nuk kërkon dhe nuk do të kërkojë nga presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, që të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“E vetmja gjë që kërkoj është të mos injorohen njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton, pas takimit me presidentin sllovak, transmeton Rel.

Ajo po ashtu ka theksuar se pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet prapa.

Sllovakia është njëri nga pesë vendet e BE-së, që nuk e ka njohur ende shtetësinë e Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›