“Seksi yt më ngrit në parajsë”

Bruno Mars rrezikon të përfshihet në ndonjë sherr të mundshëm me të fejuarin e aktores së famshme, Halle Berry, pas pohimit se teksti i këngës së tij, “Locked Out Of Heaven” i është dedikuar asaj.
Gjatë një intervistë, kur u pyet se kujt i dedikohet pjesa “ Seksi yt më ngrit në parajsë” aktori u pergjigj:” Do të mund të thoja- Haalle Berry”.
Marrë parasysh që Oliver është mjaftë gjaknxehtë dhe xheloz kur vie puna tek Halle, ka shumë gjasa që Bruno të pësojë njejtë sikurse ish ish i dashuri e Halle-s, aktori Gabriel Aubry i cili u përfshi në një sherr të madh fizik me Oliver para disa javësh./Indeksonline/