E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shkruaj këngë kur jam i dehur”

Michael Bublé ka thënë se fundmi se ai shkruan tekste këngësh vetëm kur është i dehur.

Këngëtari kanadez momentalisht është duke promovuar albumin e tij të ri ‘To Be Loved’ dhe në një intervistë dhënë së fundmi, ai ka diskutuar për të shkruarit e teksteve të këngëve të tij.

“ Unë gjithmonë kam shkruar këngë dashurie për humbjen dhe mallin. Unë thjeshtë ulesha afër pianos dhe filloja të punoja në një këngë dhe teksti vinte natyrshëm. Isha i dehur, kjo është e vërteta. Unë kurrë në jetë nuk kam shkruar ndonjë këngë kur kam qenë i kthjellët”, ka thënë Bublé.

Këngëtari është martuar me aktoren Lusiana Lupiato dhe së shpejti do të bëhen prindër./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›