Ç'po ndodh me Dafinën?

Derisa publiku që pëlqen muzikën e saj është në pritje të videoklipit “You’re love’’, Dafina Zeqiri u servon atyre fotografi nga përditshmëria .
Nëpërmjet rrjeteve sociale, këngëtarja ka publikuar fotografi të trupit të saj, duke shfaqur muskujt e formësuar, ndërsa vërehet se ka rënë shumë në peshë.
Që nga kthimi nga SHBA-të, pas disa muajsh qëndrimi atje, Dafina 2a filluar të shfaq ndryshime. Ajo është cak i kritikave të shumta për paraqitjen e saj, duke filluar nga flokët, stili i veshjes, e tani edhe figura trupore.
Fotografia shoqërohet me porosinë: "Ha shëndetshëm, ndjehu mirë përqendrohu dhe mund t'ia dalësh! PS: Qeshu, jeton vetëm një herë".
Kjo fotografi është komentuar nga mediat shqiptare, si "skeleti’’ i Dafinës.
Ndryshe, gjatë fundjavës Dafi ka performuar në Durrës dhe ka konfirmuar disa koncerte të ardhshme si Berlin (30 mars) e Duseldorf (31 mars). Ajo do të fillojë muajin prill me performancën e saj të parë në Belgjikë. /Indeksonline/