E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sulmohet” Ivica Daçiq

Kryeministri serb dhe Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq, kaloi pa lëndime në një aksident që ka ndodhur dje ( e shtunë) rreth orës 12:50, në momentin kur eskorta e tij po kalonte përgjatë rrugës se “Knez Milos”, mbi veturën e kryeministrit serb u hodh një skuter.

Incidenti ishte penguar falë reagimit të shpejtë të perosnelit të sigurimit të Daçiqit, raportojnë mediat serbe, transmeton presheva jonë.

Duhet theksuar se muajve të fundit janë shpeshtuar “aksidentët” kundër zyrtarëve të shtetit serb.

Ky është aksidenti i katër me radhë brenda këtyre dy muajve, pas dy të mëhershmëve, kur ndodhi kërcënimi me bombë në Kuvendin e Serbisë dhe atentati kundër presidentin serb Tomislav Nikoliq./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›