E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania nuk e ndryshon qëndrimin rreth Kosovës

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për Ballkanistikë në Akademinë ruse të shkencave, Petar Iskenderov, konsideron se është joreale të pritet që Gjermania ta ndryshoi qëndrimin rreth Kosovës.

Megjithatë, ai është i bindur se Serbia në kompozicionin e ri të raporteve ka të drejt të kërkoi të drejtat e saj, para se gjithash kur bëhet fjalë për Bosnje e Hercegovinën dhe veriun e Kosovës.

Iskenderov konsideron se Gjermanisë i konvenonte konflikti i përhershëm në Ballkan, sepse gjatë viteve të ’90, e bashkuar dhe më e fuqishme, dëshironte që definitivisht t’i largoi bazat amerikane.

Ai në një intervistë për të përditshmen beogradase “Novosti” rikujton se gjermanët në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe shton se Gjermania po dëshiron të tregoi se është lider në Evropë që vendos për Ballkanin.
Sipas tij, është vendimtare që ky vend dëshiron të përfundoi atë që e ka filluar – njohjen e Kosovës.

Në pyetjen a ka mundësi presidenti rus, Vladimir Putin, që ka raporte të mira me kancelarin gjermane Angela Merkel të ndikoj në një qasje më të drejtë të Gjermanisë ndaj serbëve, Iskenderov thotë se vendet e mëdha projektet e tyre politike nuk i ndryshojnë.

Ai konsideron se është gabim i madh që zyrtarët evropian i qetësojnë shqiptarët duke u lëshuar pe, pasi që ata po shkojnë gjithnjë e më larg./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›