ldquoTe blindojme voten ne 23 qershorrdquo

Përgjatë bashkëbisedimit në “këndin e fjalës”, me qytetarët e njësisë minibashkiake numër katër në kryeqytet, kreu i Partisë Socialiste kërkoi blindimin e votës së 23 qershorit, duke siguruar se në këtë mënyrë, kur gjithsecili t’i drejtohet kutive, do të ketë një fitore të thellë.
“Më 23 qershor, ne duhet të fitojmë në Tiranë jo me 10 vota, as me 10 mijë vota, por me 50 mijë vota dhe, vetëm kështu, gjithçka tjetër asgjësohet dhe e gjithë fuqia e asaj makinerie është e kotë. Të blindojmë votën me prezencën e një tjetri, që e marrim për dore dhe që nuk ka votuar herën e kaluar. E një komshiu që thotë ‘unë nuk votoj, sepse s’ia vlen’. Jo, ja vlen, sepse ti atë votë ke”, u Duhet të bindim çdo shqiptar që të mos rrijë në shtëpi më 23 qershor. Na duhet një fitore e thellë nga e cila të burojë një shumicë e plotë
Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste shpreh Rama. Për kryesocialistin Edi Rama, e nesërmja pas 23 qershorit do të jetë një zgjim me frymëmarrjen e lirisë. “Ne i japim mundësi çdo shqiptari, që pas 23 qershorit të marrë frymë lirisht. Të ndihet i çliruar nga gjithë ky presion, nga i gjithë ky shantazh, nga e gjithë kjo dhunë verbale, nga i gjithë ky lum balte, që vërshon çdo mëngjes, në çdo shtëpi, nëpërmjet ekraneve të televizioneve”, shtoi Rama. Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve mbi programin e PS-së. “Jemi angazhuar dhe i qëndrojmë këtij angazhimi që, së pari, do të punësojmë të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës. Së dyti, do të strehojmë të gjitha familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës”, iu përgjigj Rama vajzës së një polici të vrarë. Kreu i socialistëve nuk ka lënë pa kujtuar sërish tërheqjen e veshit që, me sa duket, nga një ironizim ndaj mazhorancës është edhe një mesazh për qytetarët, duke nënkuptuar të drejtën e gjithsecilit për t’u kërkuar llogari politikanëve. Zgjedhjet 2013
"Të shporrim Berishën, Rama jo kryeministër"
Rama rikthen Musa Ulqinin
Nishani: Jo retorikës agresive