E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Economist”: Borxhi publik i Shqipërisë, i ulët

LONDER-  “The Economist”, revista e përjavshme britanike, e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulet të borxhit publik. Sipas prestigjozes angleze vendi ynë është më pak i rrezikuar nga borxhi publik.

Nëpërmjet një pulikimi online, të titulluar “Ora e borxhit”, ku në kohë reale paraqiten niveli i borxhit për të gjitha shtetet, revista ekonomike i klasifikon shtetet në borxhe të ulët dhe borxh të lartë nëpërmjet ngjyrave të paraqitur në hartë. Ngjyra e kuqe e theksuar tregon shtetet me nivelin më të lartë të borxhit, ndërkohë që ngjyra jeshile e theskuar tregon nivelin më të ulët të borxhit.

Në këtë studim, “The ekonomist” e rendit Shqipërinë në shtetet me nivel të ulet borxhi, pasi në hartw vendi ynë paraqitet me ngjyrë jeshile, pra 1 shkallë sipër nivelit minimal. Sipas “The Economist”, total i borxhit të Shqipërisë është afro 8 miliardë dollarë për vitin 2012, ose në nivelin 59.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Borxhi përllogaritur për person është afro 2 500 dollarë. 

Sipas “The Economist”, shtetet në Ballkan që kanë nivel disi të lartë të borxhit dhe qw paraqiten në hartë me ngjyrën e kuqe të lehtë janë Kroacia, Mali i Zi e Rumania. Ndërkohë, fqinji ynë jugor Greqia, që paraqitet me ngjyrë të kuqe të theksuar, sipas revistës, ka nivelin më të lartë dhe më të rrezikuar të borxhit. Ndër shtetet e tjera që kryesojnë listën e borxheve të larta janë Italia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›