E Diel, 1 Nëntor 2026

“Thirrjet e Nënave”: Përkujtohet Holokausti, viktimat tona në harresë

Ngritja e pllakës përkujtimore për viktimat e Holokaustit, e vendosur në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ka shkaktuar reagime të shumta. Këtë pllakë nuk e ka pritur mirë as shoqata e personave të pagjetur “Thirrjet e Nënave”, transmeton KTV.

Kryetarja e shoqatës, Nysrete Kumnova, ka thënë se, pavarësisht që familjet e personave të pagjetur kishin kërkuar ngritjen e një memoriali qendror, institucioneve vendore iu është dukur e parëndësishme. Mirëpo, pas insistimit të vazhdueshëm të shoqatave të familjarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në këtë kënd të oborrit të Kuvendit është ndarë hapësira për ngritjen e një obelisku edhe për personat e pagjetur.

Ky projekt pritet të realizohet në qershor nga Komuna e Prishtinës, ku do të përfshihet edhe në pjesën e sheshit “Ibrahim Rugova”. Nëse vendoset në këtë vend edhe obelisku i personave të pagjetur, i bie të jetë përballë me pllakën e ndërtuar për viktimat e Holokaustit. Kjo nuk i ka pëlqyer shumë Nysrete Kumnovës.

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se presidentja, në biseda paraprake me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka propozuar ngritjen e një obelisku që simbolizon vullnetin dhe sakrificën e përgjithshme të popullit për liri. Në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1,754 personave të zhdukur që nga koha e luftës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›