E Diel, 1 Nëntor 2026

“Unë nuk di si ta mbajë një lidhje të gjatë”

Sikur çdo 22 vjeçare, edhe Taylor Swift ka pas disa dashuri dhe thyerje zemre por dallimi është se ajo i përjeton të gjitha këto në sy të publikut. Në një intervistë të fundit, ylli i muzikës pranoi se nuk është perfekte në departamentin e romancës, sidomos kur vie puna tek lidhjet që janë të krijuara për të qëndruar më gjatë.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur një lidhje të gjatë, prandaj nuk e kam as idenë se si duhet të jetë. Më uroni fat për të ardhmen”, tha ajo.

Nuk është e sigurt nëse Swift ka nevojë për fat apo thjesht të mësoj nga lidhej e kaluara dhe të mos përsërisë gabimet e njejta.

“Unë mendoj se ideja e të qenurit në dashuri është se të jep mundësi të mësosh diçka që nuk ke nevojë ta mësosh përsëri. Por kënga ime “I knew you were trouble” ka të bëj me atë se me vetëdije e bënë gabimin e njejtë. Nuk mund të rezistoj. Unë veten e shtyjë në situate të rezikshme me dikë që mund të më lëndoj”, përfundon këngëtarja. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›