“VRASËSI” Denzel Washington

Denzel Washington po shikon për të pranuar rolin e një vrasësi në film.
Fituesi i çmimit Oscar është në bisedime për tu paraqitur në filmin “Shovel Ready”.
Filmi trajton ngjarje në periudhën pas apokalipsit dhe do të adoptohet nga libri i gazetarit Adam Sternbergh, libër i cili ende nuk është botuar.
58 vjeçari do të mund të paraqitet në rolin e një vrasësi i cili duhet të vrasë të bijën e një evangjelisti autoritativ, por që përfundon duke u bërë mbrojtësi i saj.
Deri më tani nuk dihet se kush do të luaj rolin e vajzës.
Deri në realizimin e filmit, fansat e tij mund të shohin Denzel në komedinë aksion-krim “2Guns”./Indeksonline/