E Diel, 1 Nëntor 2026

Tamara Ecclestone do të bëjë dasmën më të shtrenjtë në histori

Tamara Ecclestone, bija e pronarit të Formula 1, Bernie Ecclestone, do të martohet në një dasëm ekstra luksoze.

Dhe dasma e saj me Jay Rutland mund të jetë një prej dasmave më të shtrenjta të dekadës, mbase edhe të gjithë historisë së njerëzimit deri tani, shkruan Daily Mail.

Festë treditore në jug të Francës, e ndjekur nga kurorëzimi që do të realizohet në hotelin luksoz Grand Hotel Du Cap Ferrat, afër Nisës. Po ashtu mësohet se janë, 73 dhoma të hotelit të rezervuara, që tani, me një çmim prej 1.5 milionë dollarësh.

Sir Elton John do të këndojë në dasmë dhe ai do të fitojë 2 milionë dollarë. Lionel Richie dhe Calvin Harris po ashtu do të këndojnë, por do të kushtojnë pak më lirë.

Në mesin e të ftuarve janë edhe mbesat e Mbretëreshës, Princesha Eugenie dhe Beatrice, të cilat kurrë nuk shkojnë nëpër ngjarje të hapura si kjo.

Dhe, mos të harrojmë Paris Hilton.Dhe stafi shërbyes që do të kujdeset për gjithçka gjatë këtyre ditëve të festës martesore.

Nëse në dasmën e motrës së vogël të Tamarës u shpenzuan 16 milion euro, për bukuroshen do të “derdhen” akoma më shumë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›