E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse femrat e xhelozojnë Bar Rafaelin

Bar Rafaeli, modelja e famshme e “Victoria’s Secret”, mund të bëj shumë femra xheloze me këto foto. 
Ajo u dhuroi fansave të saj në Facebook një dhuratë të ëmbël për Krishtlindje.

Modelja nga Izraeli publikoi disa foto nga sesioni i saj fotografik i cili i plotë do të dalë në pranverën e 2013, për kampanjën “Passionata”.

Dy nga fotot tregojnë ish të dashurën e Leonardo DiCaprios duke përgatitur një desert e veshur me të brendshme.
Në fillim të kësaj jave ajo pati publikuar edhe disa foto të tjera të bëra për një reklam e si zakonisht ajo e veshur me të brendshme.

Reklama nis me Bar e cila shëtitet nëpër rrugët e Nju Jorkut e veshur me kostumin e plakut të vitit të ri por “ka harruar” të vesh pantallonat. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›