E Shtunë, 31 Tetor 2026

lirim nga barra e tepert - Me reformat e reja NATO ndodhet ne kursin e duhur

Strategjia e deritanishme e NATO-s e ka pikenisjen ne vitin 1999. Atehere kur u vendos ajo Lufta e Ftohte kishte 10 vjet qe kishte marre fund. Megjithese bazamenti i dikurshem i aleances nuk ekzistonte me NATO i permbahej shume detyrimeve qe rridhnin nga koherat e dikurshme. Per shembull nje aparat civil i tejfryre projekte kombetare prestigji mjaft te shtrenjta por pa lidhje me strukturat e pergjithshme.

Tanime ka ardhur koha per dobesim radikal. Dhe me te vertete NATO mund te perdore ristrukturimin e buxheteve per tu cliruar nga barra e tepert por pa pesim te aftesise se saj mbrojtese. Deri me tani eshte e habitshme se sa pak reagime ka patur ndaj mbylljes se disa bazave. Por ka mundesi qe zerat te ngrihen kur mbyllja te behet konkrete.Bildunterschrift Pamje nga salla e zhvillimit te samitit

Rusia dhe shtetet balltike hezitojne

NATO nuk do te vetem qe te kurseje. Me ngritjen e nje sistemi gjitheperfshires te mbrojtjes raketore mund qe jo vetem te mbrohen trupat e kembesorise por edhe territoret e shteteve te NATO-s. Deri ne cmase do te marre pjese Rusia ne keto projekte nuk dihet ende. Jo vetem Rusia heziton edhe shtetet ne kufirin lindor te NATO-s si vendet balltike nuk ndjehen mire nga perfytyrimi qe ne rast kunderpergjigjeje me raketa te ndonje sulmi nga Irani te jene te varura nga Rusia.

Megjithate sistemi i mbrojtjes raketore eshte hapi i duhur strategjik. Ky sistem mund te jete vetem nje suplement i kercenimit berthamor sic thone fuqite e vjetra atomike Franca dhe SHBA-ja. Per nje kohe te caktuar NATO nuk mund te heqe dore nga armet berthamore.

Por si tek ceshtja e kursimeve edhe ajo e sistemit raketor ankesat do te fillojne kur te behet e qarte se sa do tu kushtoje ky projekt shteteve te vecanta. Pasi Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen ben fjale vetem per kostot e rrjetit te sistemeve ekzistuese por jo per nje kosto te pergjithshme.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga nje test i mbrojtjes me raketa vitit 2009 vene ne dispozicion nga marina memrikane

NATO eshte sot me e nevojshme se kurre

Megjithate ne teresi me reformat e saj NATO gjendet ne kursin e duhur. Ajo qe te habit eshte se me sa vonese vjen koncepti i ri strategjik. Ai i pergjigjet nje realiteti qe ekziston prej vitesh dhe qe aktualisht po transformohet serish. Shembull Afganistani - prova me e madhe per NATO-n e re qe angazhohet jashte territorit te saj ne te ashtuquajturat luftera asimetrike. Presioni i brendshem politik ne Amerike dhe ne Evrope po con aty qe shtetet e aleances te flasin serish per terheqje.

mimi i jeteve te njerezve dhe ai material per shume shtete eshte shume i larte. Por mund te ndodhe qe konceptit te ri strategjik ne kohen e zbatimit te tij prape ti kete kaluar koha.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Christoph Hasselbach komentonPor po qe se nga kjo terheqje krijohet nje levizje e pergjithshme dhe NATO rikthehet ne konceptin e paster te mbrojtjes territoriale atehere ky do te ishte nje gabim i madh. NATO nuk do te mund te vetembrohej dot sot dhe ne te ardhmen. Dhe aktualisht ajo nevojitet si fuqi globale rendi me shume se kurre me pare. Ne rast se ajo e refuzon kete bota do te behej me e pasigurte se sa eshte aktualisht.

Autor Christoph Hasselbach

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›