E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje orkester mbareshqiptare debuton ne Mynih

Fatjoni Albiona Zerina - ata ende nuk e kane mbushur dekaden e pare te jetes se tyre dhe nje pjese te femijerise e kane kaluar neper spitale. Ata jane vetem 3 nga gjithsej 130 femijet e semure kryesisht nga zemra qe kane arritur te kurohen deri tani fale donacioneve te mbledhura nga koncertet bamirese te Shoqates Nene Tereza Gjermani. I tille eshte edhe koncerti qe do te zhvillohet te shtunen 20.11.2010 ne Mynih.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Desar Sulejmani eshte dirigjent i orkestres se bashkuar shqiptare

Nuk eshte vetem salla rokoko e Teatrit Cuvillies ajo qe e ben te vecante kete koncert. Ne radhe te pare eshte formacioni orkestror. Pjeter Guralumi violoncelisti dhe Profesor ne Akademine e Arteve te Tiranes thote se eshte hera e pare qe kjo orkester e perbere nga artiste shqiptare nga Tirana Prishtina Shkupi por edhe nga diaspora neper bote.

Debutim i orkestres se bashkuar shqiptare

Ne kete debutim te perbashket orkestra mbareshqiptare gjen edhe mbeshtetje nga zera te njohur te skenes operistike brenda dhe jashte vendit si Ermonela Jaho e cila ne kete sezon eshte e angazhuar ne Bruksel dhe San Diego Adrian Xhema dhe Shirli Polena qe kendojne rregullisht ne Staatstheater am Gaertnerplatz ne Mynih Krenare Gashi e Rame Lahaj si dhe baritoni James Tolksdorf qe eshte njeri nga gjithsej tre joshqiptaret e aktivitetit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pjeter Guralumi violoncelist

Drejtori Artistik Desar Sulejmani dirigjent i orkestres simfonike Heinrich Heine ne Dyseldorf ka zgjedhur nje repertor te lehte me arie nga kompozitore te njohur si Donizetti Puccini Verdi Mascagni. Jane pjese te cilet shumica e anetareve te orkestres i kane degjuar e luajtur shume here. Violisti Arben Llozi nendrejtor i Akademise se Arteve thote se nje repertor i tille eshte me i pershtatshem per nje publik qe nuk merret shume me muziken klasike.

Shqiptaret e Zvicres kampionet e donacioneve

Mbi 500 spektatore pritet te mbushin sallen e teatrit 250 vjecar e ku shume opera kane filluar rrugen suksesit nder to edhe Idomeneo e Moxartit. Por miliona telespektatore pritet ta ndjekin koncertin nepermjet programit satelitor te RTK-se. Shaqir Gashi kryetar i Shoqates Nene Tereza Gjermani shpreson qe donacionet e ketij viti ti tejkalojne ato te vitit 2007. Ne koncertin e atehershem i cili gjithashtu u zhvillua ne Mynih merrte pjese sopranoja Inva Mula dhe arriten te mblidheshin gjithsej mbi 450 mije euro.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Arben Llozi violist

Megjithese telefonat per donacione jane ne Shkup e Prishtine dhuruesit kryesore jane nga diaspora kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania pothuajse te gjithe jane shqiptare. Shqiptaret ne Zvicer jane me te kamur por edhe te organizuar me mire thote Shaqir Gashi. Ai thote se shqiptaret e Amerikes nuk marrin pjese ne keto dhurime sepse koncerti zhvillohet ne nje ore te papershtatshme per ta.

Mbeshtetje nga elita politike e Bavarise

Shoqata humanitare Nene Tereza Gjermani organizon kete koncert qe nga viti 2003 per tu ardhur ne ndihme femijeve nga Kosova qe kane semundje qe mund te kurohen vetem jashte shtetit kryesisht ne zemer. Shoqata financon jo vetem shpenzimet e spitalit por edhe transportin dhe qendrimin jashte shtetit te shoqeruar nga nje prind. Kurimet behen zakonisht ne Zvicer dhe Gjermani.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shaqir Gashi kryetar i shoqates Nene Tereza Gjermani

Shoqata Nene Tereza eshte krijuar ne vitin 1992 e sipas Gashit numeron rreth 60 anetare por shtate syresh jane aktive dhe punojne ne kryesi mbi baza vullnetare. Edhe pse kater anetare te kryesise kane te njejtin mbiemer Gashi vete asistent i teknikes mjekesore ne Mynih garanton se pervec te shoqes Remzijes gjithashtu mjeke e diplomuar ne Mynih anetaret e kryesise nuk jane te aferm familjarisht.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Barbara Stamm CSU kryetare e Parlamentit te Bavarise

shte hera e trete qe koncerti zhvillohet jo ne Prishtine si zakonisht por ne Mynih. Shkak per kete jane kushtet teknike qe ne Mynih jane me cilesore se ne Prishtine thote Gashi. Kjo i ka shtuar shpenzimet e organizimit por pjesa derrmuese e tyre jane hequr nga sponsore Duke filluar qe nga salla e teatrit e deri tek hotelet e transportit. Mbeshtetje ka gjetur Nene Tereza per kete projekt bamires jo vetem nga biznesmene e artiste por edhe nga elita politike bavareze pasi eshte hera e dyte qe koncerti zhvillohet nen mburojen e kryetares se Parlamentit Bavarez Barbara Stamm.

Autor Anila Shuka

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›