E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli e ka përkrahjen për president

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Ibrahim Makolli ka thënë se pas pas procesit të brendshëm zgjedhor kjo parti do të jetë edhe më e fuqishme në skenën politike.

Ai ka treguar se Behgjet Pacolli e ka përkrahjen për t’u zgjedhur president i partisë edhe për një mandat.

“Deri më tani në nëndegë edhe në degë gjithandej Kosovës ka një përkrahje të gjerë për Pacollin president, ka thënë Makolli për Epokën e re.

Ai ka bërë me dije se procesi zgjedhor është duke shkuar mirë dhe se Kuvendi i AKR-së pritet të mbahet në maj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›