E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Në krevat me burrin tënd që të të shpëtoj martesën’

LONDER-Të lumtur me martesën e familjen që keni, por pasioni është shuar? Probleme seksuale në cift? Mërzi në dhomën e gjumit? Terapistja britanikja 32-vjeçare Charlotte Rose, i jep zgjidhje problemit.

Mirror shkruan se shume çifte i janë drejtuar asaj për të shpëtuar martesën, edhe pse me njëfarë ‘kostoje’. Në shumë raste ajo duhet të ndajë shtratin me bashkëshortin tënd.

Por, si tregon edhe vetë ajo jo gjithçka bazohet te seksi. Ajo ofron kurse të posaçme për të përmirësuar sjelljen intime në çift.

“Unë i inkurajoj ata të flasin me njëri-tjetrin dhe e përfshij veten duke u demonstruar teknika si burrave dhe grave”.

“Në të shkuarën kam bërë dhe seks të plotë me burra përpara syve të grave të tyre me qëllim t’u demonstroja teknika seksi. Kam bërë seks oral me meshkuj dhe femra, por vetëm nëse ata e kërkonin ata, asnjëherë kundra dëshirës”.

Terapistja tregons e ndodh që një cift ta shikojë vetëmnjëherë në jetën e saj, kurse disa të tjerë i përsërisin seancat rregullisht.

Charlotte që të gjithë e thërrasin shkurt Charlie thotë se nuk tregon kurrë tërheqje emocionale ndaj burrave të grave të tjera që vijnë tek ajo për terapi.
“Për mua është vetëm punë”.

Shumë anglezë i drejtohen terapistes për këshilla si të shtojnë dëshirën për seks në çift.
Një grua e moshës 47 vjeç nga Devon përshkruan sesi ajo dhe burri i saj kërkuan ndihmën e Charlie.

Ajo thtë se kishte frikë se mos burri e linte pasi ajo si partnere nuk tregonte veten plotësisht në shtrat, ndaj me një telefonatë caktoi disa seanca 3 orëshe tek Charlie.

“Ishte një eksperiencë magjike. Një nga vendimet më të mira në jetën time. Seksi oral në martesën time nuk ka qenë kurrë më i mirë se tani kur Charlie më tregoi disa teknika në seanca. Unë dhe burri jemi një çift sërish dhe mezi presim të shihemi në dhomën e gjumit. Jemi më të hapur, më të ndershëm me njëri-tjetrit dhe jo më të turpshëm”.

Kurse terapistja thotë se kujdeset për veten në maksimum.
“Shkoj në klinika çdo muaj, Ata e dinë çfarë pune bëj, nuk bëjnë pyetje të shpeshta, vetëm vizita dhe ata më tregojnë si të mbrohem nga infeksione të ndryshme që riskoj t’i marr”.

Charlie është mjaft e njohur në Angli dhe falë një dokumentari që ka bërë lidhur me këtë temë në BBC.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›