‘Përgjimet’, Shtëpia e Bardhë kundër Kongresit: Jetësore kundër terrorizmit
Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Kongresit të votojë kundër kërkesës për të ndaluar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë që të mbledhë të dhënat telefonike të amerikanëve. E ndërsa votimi kyc po afrohet zëdhënës i administratës Obama tha se një gjë e tillë do të shkatërronte një mjet jetësor kundër terrorizmit.
Shefi i Agjencisë, Aleksandër kaloi të enjten duke lobuar ndaj kongresmenëve që të votojnë kundër kësaj mase të propozuar, ndërsa kritiket thonë se mbledhja e të dhënave telefonike është një ndërhyrje e privatësisë. Detajet e këtij programi të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë u bënë publike pak kohë më parë nga Edward Snowden, i cili ka punuar për agjencinë dhe tashme është në arrati në pritje të përgjigjes së autoriteteve ruse ndaj kërkesës së tij për azil.
Votimi i shumëpritur do të mbahet sot në Kongres dhe Shtëpia e Bardhë insiston se kjo masë, nëse aprovohet do të privojë agjencitë e inteligjencës nga një mjet kyc për parandalimin e sulmeve terroriste.
(e.m/News24/BalkanWeb)