KQZ vijon riumërimin për Shkodrën, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e PS
SHKODER- KQZ vijoi paraditen e sotme rinumërimin e votave të qarkut Shkodër me hapjen e kutive të ZAZ-së së pestë.
Nga 8 ZAZ që ka ky qark KQZ ka rinumëruar deri tani votat e katër prej tyre, nga ku nuk janë konstatuar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat.
Rinumërimi i kutive të këtij qarku erdhi pas kërkesës ankimore të Partisë Republikane, e cila pretendon se në Shkodër i është marrë një mandat. Ndaj kësaj vendimmarrje të KQZ-së, PS është ankuar në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet të shqyrtojë sot kërkesën në fjalë.
Pas pranimit nga Kolegji të kërkesës ankimore për qarkun e Lezhës, sot PS do të kërkojë shfuqizimin e vendimit të KQZ-së të 19 korrikut, për rinumërimin e 8 ZAZ-ve të qarkut Shkodër.
Dy ditë më parë Kolegji zgjedhor pas shqyrtimit të ankesës së PS-së e konsideroi 'jo ligjore' rinumërimin e votave nga KQZ për qarkun Lezhë, pasi procedura e ndjekur nuk është në përputhje me kodin zgjedhor, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm të Komisionit.
MADHI: NA DUHEN 200 VOTA PËR TË FITUAR NJË MADAT
Nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi ka komentuar sot rinumërimin që vazhdon të kryhet në KQZ për votat e Qarkut të Shkodrës, pas kërkesës ankimore të kësaj force, që pretendon një mandat në këtë qark.
Madhi u shpreh se me votat e rinumëruara deri më tani rezulton se ka pasur gabime njerëzore nëpër kutitët e votimit por edhe manipulime.
Madhi deklaroi më tej se PR i nevojiten 200 vota për të fituar një mandat, por se si do ecë trendi i rinumërimit, tha ai, kjo gjë nuk mund të parashikohet.
“Nuk mund te analizohet trendi i votave me numërimin e nje KZAZ sepse deformimet mund të ndodhin edhe me 5 kuti dhe PR mund të fitojë mandatin.Na duhen 200 vota për të marrë një mandat, por nuk është numër i madh”, tha Madhi.
PS, GJONCAJ: KQZ BËRI PIS PROCESIN, ZVARRIT CERTIFIKIMIN
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Genci Gjoncaj në një prononcim për gazetarin Mariglen Mërtiri deklaroi se KQZ pasi bëri procesin pis me qëllim zvarritjen e certifikimit të rezultatit zgjedhor.
Kur pritet të përfundojë procesi zgjedhor që të kemi certifikim. Gjithçka që po konstatojmë kë lidhej me shpalljen e rezultatit final, veprimet e KQZ kanë qenë të tilla që e çojnë procesin në kufi, përvecse dëshirës për ta bërë procesin pis, duan ta cojnë sa më larg. Vendimmarrja e kolegjit do të shërbejë për të shkurtuar këto dëshira”, tha Gjoncaj.
Teksa duke iu referuar numërimit për Qarkun Shkodër, Gjoncaj tha se megjithëse KQZ është në kufijtë e paligjshmërisë, po brehet një përputhje e tabelave. Gjoncaj u shpreh i bindur se Kolegji Zgjedhor do e shqyrtojë sot ankimin e PS me të njëjtën performancë që shqyrtoi dje ankimin e LSI.
(e.m/m.a/BalkanWeb)