E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çmendet" Hillary Clinton

Muzikë kubaneze në Kafe Havana të Karagjenës për sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Zonja 64-vjecare nuk ka ngurruar aspak që në fund të samitit në Kolumbi të dëfrehet në një mbrëmje të hareshme, në një prej bareve më të njohura të zonës.

E shoqëruar nga truprojat e saj, Clinton i lejoi vetes të konsumonte birrë, të kërcënte dhe sipas një eksponenti të Departamentit të Shtetit, ajo është dëfryer pa masë.

“Dukej se ka kaluar çaste mjaft të mira”, deklaroi një dëshmitarë okular, i pranishëm në Kafe Havana.

Të nesërmen, Clinton u detyrua t’i kthehet sërish politikës. Samiti i Amerikave në Kartagjenë përfundoi pa ndonjë risi.

Kryetarët dhe kryeministrat nga 30 shtete të rajonit nuk arritën pajtimin për një deklaratë të përbashkët në fund të samitit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›