Drama e “trekëndëshit të dashurisë” po trondit Kinën

Në këtë mënyrë u zbulua afera seksuale dhe e tjetërsimit të parave, e që është shndërruar në një prej krizave më të mëdha politike në Kinë, që nga trazirat në sheshin Tien Anh Men në Pekin.
Bo Xilai, për të cilin deri vonë është besuar se do të jetë lider i ri i Kinës, ka dhënë urdhër për vrasjen me cianid të Neil Heywoodit, për shkak të aferës seksuale të cilën ai e kishte me bashkëshorten e tij, deklaroi faqja kineze.
Ai është vrarë pasi që i kishte ndihmuar Gu Kailait, bashkëshortes së Bo Xilait, që të nxjerrë jashtë vendit rreth 1 miliardë euro.
Faqja Boksun theksoi se një zyrtar i qeverisë së qytetit në Chongching ka pranuar se e ka përgatitur helmim dhe se ja ka dhënë një zyrtari të Bosë, i cili më pas e ka helmuar Heywoodin në dhomën e tij në hotel. Ky zyrtar theksoi se i gjithë aksioni është ndërmarrë me urdhër të Bosë.