E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenduri në SHBA: Përplasje e dhunë për atletet e reja Nike

Share

Kjo vërtet është e ekzagjeruar. Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga një valë dhune për shkak se në treg kanë dalë atletet e reja Nike, modeli Air Jordan. 15 vite pasi këto atlete u veshën për herë të parë nga Michael Jordan, Nike ka nxjerrë një model të ri. Por çmenduria e blerësve ka shkaktuar kaos.

Policia u desh të përdorë spraj me piper në Seattle, katër persona u arrestuan në Atlanta, përplasje fizike pati në Louisville dhe turmat e pabindura detyruan dy dyqane të mbyllen në Austin. Përplasje pati edhe në Charlotte, kurse në Richmond u dëgjuan të shtëna armësh.

Policia është në gjendje të lartë gatishmërie jashtë dyqaneve ku shiten atletet e reja. Shumë njerëz janë rrëzuar dhe janë shkelur me këmbë dhe policia druhet se më e keqja nuk ka mbaruar ende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›