E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tamam një dhuratë në kohë Krishtlindjesh!

Share

Një çift nga Oklahoma në SHBA po kërkonte në një faqe në internet për adoptimet, kur pa një bebe kineze. Ata menjëherë u dashuruan me sytë e saj. Në atë kohë ata nuk mund ta shihnin fytyrën e plotë të bebes për shkak se ajo kishte një shenjë të madhe të zezë.

Diçka e tillë cilësohet një shenjë e keqe në Kinë dhe për këtë arsye, bebja ishte gjetur e braktisur në një kuti kartoni.

Shenja në fytyrë ishte edhe një rrezik për shëndetin e saj, pasi mund të kthehej në një melanoma malinje.

Por çifti amerikan nuk u tërhoq, ata e morën beben, e cila tani në prag të Krishtlindjeve feston edhe heqjen e njollës nga fytyra.

Mjekët që realizuan operacionin thanë se kishin shumë frikë për shkak se ishte një shenjë shumë, shumë e madhe. Por pas më shumë se nëntë orësh, operacioni doli me sukses.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›