Rama: Islami u veteperjashtua, mundet shans i dyte
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka folur dje publikisht per perjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga selia roze. Kreu i PS-se u shpreh se Islami perjashtoi veten, duke mos iu bindur urdhrit politik te grupit per votimin per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit. I pyetur se perse u perjashtua vetem Islami dhe jo deputete te tjere, si Ben Blushi dhe Arben Malaj, Rama u shpreh se rastet jane te ndryshme dhe se urdhri politik doli pas votimit te Blushit dhe Malajt per Guvernatorin e Bankes. "Nuk ka asnje ngjashmeri per rastin ne fjale dhe per kete, duhet te pyesni Kastriot Islamin, sepse nuk ishte Grupi Parlamentar i PS-se qe shkeli vendimin per llogari te Islamit, por ishte Islami qe shkeli vendimin e Grupit per llogari te tij", tha Rama ne nje interviste dhene dje per "Vizion Plus". I pyetur nese do te kete nje shans te dyte per Islamin, Rama u shpreh se te gjithe e meritojne nje mundesi te dyte. "Ka gjithmone nje shans te dyte per kedo dhe cilido ia le ose s'ia le vetes mundesine per te perfituar nga shansi i dyte", tha Rama. I pyetur nese me largimin e Islamit eshte goditur Mendimi Ndryshe ne seline roze, Rama ka reaguar ashper duke thene se: "Eshte fyerje qe Mendimi Ndryshe te identifikohet Kastriot Islamin. Nuk ka vend per koment ne kete pike", tha ai. Rama ka theksuar se nuk priste nje reagim te ashper nga Meidani, pas shkrimit ku i kerkonte llogari per menyren sesi mund te behet koalicion me LSI-ne. Kryetari i Partise Socialiste ka reaguar per here te pare edhe per letren e derguar ne Aleancen per Ardhmerine e Kosoves ne Prishtine, ku kerkonte takim me kreun e kesaj partie, i cili ndodhet ne Hage. Rama mohoi ekzistencen e nje letre te tille. "Besoj se per kete dokument te prezumuar, qe treguat para kamerave, jane bere te gjitha sqarimet publike dhe eshte shprehur dhe vete partia e z. Haradinaj. Une nuk dua te hyj ne komentin e nje dokumenti i cili nuk ekziston, sepse s'ka as firme dhe as vule", tha Rama. I pyetur nese dokumenti ka dale nga selia e PS-se, Rama u shpreh: "Pyesni Kastriotin per kete pune. Ajo (data) Tirane 21 nentor nuk do te thote asgje qe eshte ky 21 nentor, ku eshte shkruar dhe nga kush eshte shkruar", tha ai. Kreu i PS-se ka folur dhe per koalicionin me LSI-ne, si nje force e majte. "LSI eshte e majte aq sa eshte e virgjer nje qe bertet nga dritarja e bordellos", tha dje Rama. Ne lidhje me ceshtjen e presidentit, Rama ka theksuar se eshte kunder idese se kryeministrit Sali Berisha per te zgjedhur nje perfaqesues te PD-se. Ndersa ne lidhje me kandidaturen e Nanos, Rama u shpreh se PS-ja do te kerkoje berjen e nje procesi per zgjedhjen e nje Presidenti konsensual dhe u shpreh: "Nuk paragjykojme asnje emer".