DHondt-i e ndihmoi Berishën në 2009-ën. Po në 2013-ën, a do ta ndihmojë?
Partitë e grumbulluara sot në koalicionin që, për konvencion, quhet i majtë, regjistruan zyrtarisht 780 mijë vota të vlefshme në 2009-ën, ose 51.4% të totalit. Por edhe po të kishin qenë atëherë në një koalicion të vetëm dhe të kishin regjistruar të njëjtin numër votash, në garën për mandate, partitë e majta do të kishin dalë humbëse përballë një koalicioni të bashkuar të djathtë (edhe ky për konvencion quhet i djathtë, sepse në të përfshihen aktualisht parti të djathta si LZHK-ja, PDK-ja, Balli Kombëtar, përveç PD-së kuqeblu, partisë së majtë të Xhuvelit, etj.). Konkretisht, koalicioni i majtë do të kishte marrë 69 mandate nga 140, ose vetëm 49.3% të mandateve.
Kjo, kryesisht prej dy faktorëve: Votat fiktive dhe formula DHondt.
Së pari, nga ndodhitë në Ruzhdie të Fierit dhe në Dajç të Lezhës, mund të hamendësohet se Koalicioni i Djathtë e ka ndihmuar veten me vota fiktive emigrantësh që nuk kanë qenë fare në Shqipëri ditën e votimit. Se sa ka qenë efekti i këtij faktori nuk mund të matet aktualisht, sepse Berisha nuk pranoi të hapeshin kutitë e materialeve zgjedhore pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe përmbajtja e tyre është tani sekret shtetëror. Ndërsa efekti favorizues i formulës D-Hondt mund të matet lehtë.
Në tabelën shoqëruese krahasohet epërsia në mandate me epërsinë në vota për të dy koalicionet në çdo qark. Siç shihet, nga 7 qarqet ku ka pasur epërsi Koalicioni i Majtë, vetëm në Gjirokastër favorizohet nga formula DHondt epërsia në vota është 18.7%, ndërsa epërsia në mandate 20% (3 mandate nga 5 gjithsej). Ndërsa në të 6 qarqet e tjera, Koalicioni i Majtë ndëshkohet nga formula DHondt sidomos në Berat, Elbasan, Korçë e Fier.
Nga ana tjetër, në 5 qarqet ku ka pasur epërsi Koalicioni i Djathtë, vetëm në Lezhë ndihmohet fare lehtë nga formula DHondt. Ndërsa në 4 qarqet e tjera, Koalicioni i Djathtë favorizohet dukshëm nga kjo formulë sidomos në qarqet Kukës e Dibër.
Por a do të jetë përsëri formula DHondt kaq dashamirëse ndaj Koalicionit të Djathtë dhe kaq ndëshkuese ndaj Koalicionit të Majtë?
Kjo formulë është shumë tekanjoze për vetëm 0.2% shtesë në epërsinë e votave, mund ti bëjë Koalicionit të Majtë favorin e madh të një mandati më tepër për qark në Tiranë, Elbasan e Berat; për vetëm 0.3% dhe 1.8% shtesë në epërsinë e votave, mund ti bëjë favorin e një mandati më tepër për qark përkatësisht në Fier dhe Vlorë; për 2.4% shtesë në epërsinë e votave, mund ti bëjë favorin e një mandati më tepër në Korçë.
Rritja e epërsisë me kaq pak përqindje në këto qarqe mund të ndodhë si rezultat i shtimit të pjesëmarrjes në zgjedhje të votuesve të majtë në një shkallë më të madhe se e atyre të djathtë, si rezultat i rrjedhjes së votave të djathta drejt partive të reja dhe kandidatëve të pavarur në përqindje më të lartë se rrjedhja e votave të majta drejt tyre, dhe si rezultat i punës më të mirë të opozitës për reduktimin e votimit fiktiv.
Nga ana tjetër, në qarqet ku Koalicioni i Djathtë ka pasur epërsi, formula DHondt do ta ketë shumë të vështirë ti vijë në ndihmë atij epërsia e votave duhet të thellohet me 5-14%, që formula ta ndihmojë në ato qarqe. Ose ndryshe, mund të thuhet se kutitë e votimit duhet të mbushen me shumë e shumë më tepër vota fiktive seç u mbushën në Ruzhdie dhe Dajç, që DHondt-i ti vijë në ndihmë Koalicionit të Djathtë në ato qarqe
|
Qarku |
Përqindja e mandateve të Koalicionit të Majtë |
Përqindja e mandateve të Koalicionit të Djathtë |
Epërsia në mandate i Koalicionit të Majtë |
Epërsia në vota i Koalicionit të Majtë |
| Berat |
62.50% |
37.50% |
25.00% |
33.00% |
| Vlorë |
58.30% |
41.70% |
16.70% |
20.30% |
| Fier |
56.30% |
43.80% |
12.50% |
17.00% |
| Gjirokastër |
60.00% |
40.00% |
20.00% |
18.70% |
| Elbasan |
50.00% |
50.00% |
0.00% |
6.10% |
| Korçë |
50.00% |
50.00% |
0.00% |
5.00% |
| Tiranë |
50.00% |
