E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet letrare At Zef Pllumi

At Zef Pëllumbi. Është një tjetër çmim që i vjen letërsisë shqiptare. Risi e afruar nga Komuna e Shëngjinit dhe Universiteti Europian i Tiranës synon të kthehet në një traditë.

Në gjininë e publicistikës u vlerësua shkrimtari i njohur Ismail Kadare me veprën "Mosmarrëveshja", në Memoralistikë cmimi ka shkuar për Spartak Ngjelën me veprën "Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare".

Në prozë çmimi i është akorduar Zija Çelës për botimin me tregime dhe novela “Bluza e kuqe dhe gjaku i errët”, kurse në gjinine e poezisë çmimi ka shkuar për Rudolf Markun me veprën “Një ballkanas në Londër”.

Për kreun e komunës Shëngjin Salvador Kaçaj kjo nismë është tepër e rëndësishme për shkak se nëpërmjet këtyre çmimeve vlerësohet edhe një figurë e rëndësishme siç është At Zef Pllumi, që sipas tij është menduar shumë pak nga institucionet.

Përzgjedhja e veprave fituese ka patur një kontribut të veçantë të jurisë së kryesuar nga Blendi Fevziu dhe bashkëpunëtorët e tij Prec Zogaj, Agron GjekMarkaj, Remzi Lani e Alfred Lela.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›