E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet Bet Awards 2013

Jamie Foxx, Nicki Minaj, Rihanna, Drake dhe Charlie Wilson, që të gjithë ishin fitues në ceremoninë e mbrëmshme Bet Awards që u zhvillua në Nokia Theater të Los Angelesit.

Charlie Wilson fitoi Çmimin për Arritje Jetësore, ndërsa Nicki Minaj fitoi çmimin artisja e zhanrit hip-hop për të katërtën herë radhazi.

Fituesja e medaljes së artë olimpike, Gabrielle Douglas, çoi në shtëpi dy çmime: Sportistja e Vitit dhe çmimin për Yjet e Rinj.

Dy çmime fitoi edhe Drake: Videon më të mirë muzikore për “Started From The Bottom” dhe çmimin e Coca-Colas.

Çmimet për të parën herë u organizuan në vitin 2001 me synimin për të promovuar minoritetet në art.

Ceremonia këtë vit u drejtua nga komiku Chris Tucker.

Will Smith, Samuel L.Jackson, Queen Latifah dhe Jamie Foxx, që të gjithë kishin udhëhequr ceremoninë në të kaluarën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›