E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miraton tabelat përfundimtare të rezultateve Kukës, Berat, Korçë dhe Dibër

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot tabelat përfundimtare të rezultateve të votimit të qarkut Dibër, Kukës, Korçë dhe Berat për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit.

Qarku Kukës ka në përbërje tre Zona të Administrimit Zgjedhor dhe sipas rezultateve në këtë qark, koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” fitoi 1 mandat.

Ndërsa në Qarkun e Dibrës , koalicioni i djathtë “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” fitoi 3 mandate, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” fitoi 3 mandat.

Qarku i Korçës, ndahet , 7 mandate për “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe 5 mandate për “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”.

Ndërsa në Berat, koaliconi i majtë mori 6 mandate ndërsa koalicioni i djathtë mori dy ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›