E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e aksioneve, situata në Azi drejt stabilizimit

Pas luhatjeve dhe humbje të ndjeshme që u regjistruan së fundi, çmimet e aksioneve në Azi po tregojnë shënja stabilizimi. Situate duket në përmirësimin, pas shitjeve masive në tregjet globale ditën e hënë.

Në Tokjo indeksi Nikej e rimori veten pas një rrënie prej pesë përqindësh në momentin e hapjes së bursës, ndërkohë që tregjet janë kryesisht në gjendje pozitive në pjesë të tjera të kontinentit.

Australia ka shkurtuar normën e interesit me një për qind në kushtet e një alarmi të vazhdueshëm, lidhur me qëndrueshmërinë e sistemit financiar.

Ndërkohë, aksionet në Nju Jork, Londër dhe Paris, pësuan rënie të madhe gjatë ditës së hënë.

Analistët thonë se ekziston një frikë në rritje se paraliza në tregjet e kreditit po përhapet në ekonominë globale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›