E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e lëndëve të para, bien me 8 % prodhimet e biznesit vendas

Biznesi prodhues në vend numëron një numër punonjësish prej rreth 70 mijë syresh dhe kontributi i këtij grupi biznesesh në rritjen ekonomike të vendit është më i ndjeshmi. Të dhëna zyrtare bëjnë me dije se, numri i bizneseve prodhuese që prej vitit 2005 e deri më tani është rritur me po atë ritëm si edhe më parë, veçse prodhimi vendas ka pësuar një rritje më të dukshme sesa para vitit 2005. Ky është biznesi i cili duket se është në gjendjen më të vështirë në Shqipëri për shumë arsye, mes të cilave edhe konkurrenca e ashpër me mallrat e importit. Kriza e çmimeve, e cila që ka disa muaj që po vë në ngërç të gjithë ekonominë, është bërë më e thekshme edhe për shkak të prodhimit vendas në nivele mjaft të ulëta përballë mallrave të huaj. Ndër prodhimet vendase, të cilat janë bazë e eksporteve, janë ato me fason, të cilat janë kryesisht konfeksione dhe këpucë. Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti, në krahasim me vitim e kaluar (tre muajt e parë të vjeshtëm), prodhimi i konfeksioneve dhe këpucëve për eksporte ka rënë me 8 për qind. Arsyet janë mallrat e huaj, sidomos ato kineze. Në Shqipëri, në sektorin jo publik, jo bujqësor janë të punësuar mbi 500 mijë persona dhe bizneset prodhuese kanë vetëm 70 mijë në të gjithë vendin (përjashtuar këtu prodhuesit me fason). Bizneset prodhuese, kryesisht janë të përqëndruar në prodhimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike pas konfeksioneve dhe këpucëve. Gjithashtu, biznesi prodhues është i pranishëm edhe në naftë, në krom e në të tjera produkte si këto. Diferenca mes eksporteve dhe importeve të vendit tonë tregon më së miri shkallën e ulët të prodhimit vendas, ku importet janë më shumë se katër herë më të mëdha sesa eksportet. Në fushën e prodhimeve bujqësore, vendi ynë, megjithëse një vend i qartë blegtoral dhe bujqësor, është një importues i madh. Në fushën e prodhimit të energjisë vepron një numër i konsiderueshëm biznesesh. të cilat kanë marrë me koncesion rreth 60 hidrocentrale të vogla dhe pritet që edhe të patën 30 hidrocentrale të tjera të vogla të jepen me koncesion. Edhe në prodhimin e naftës ka një rritje dhe kjo, më së shumti për shkak të kompanisë shtetërore “ARMO”, e cila i ka rritur prodhimet e saj në mënyrë të dukshme gjatë vitit që shkoi. Në të vërtetë, energjia në Shqipëri, në pjesën dërrmuese të saj, prodhohet kompania shtetërore KESH, e cila, në një vit normal me reshje prodhon deri në 70 % të nevojave të vendit, në një kohë kur kërkesa për energji rritet me rreth 15 % në vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›