Çmimet e ushqimit dhe energjisë i shtyjnë njerëzit në varfëri

Indonezia i paralajmëroi vendet e Azisë juglindore se rritja e çmimeve të ushqimit dhe të energjisë mund t`i shtyjë më tepër njerëz në varfëri, dhe bëri thirrje për aksion të bashkërenduar për të luftuar inflacionin.
Në hapje të takimit vjetor të ASEAN-it, kryeministri Susilo Bambang Yudhoyono tha se ky bllok duhet të ndërmarrë hapa për të zbutur shtrenjtimin e çmimeve të konsumit.
Grupin e ASEAN-it e përbëjnë Brunei, Singapori, Kamboxhia, Laosi, Birmania, Tajlanda, Vietnami, Filipinet, Indonezia dhe Malajzia.