E Diel, 1 Nëntor 2026

mimet inflacioni kap shifra rekord

Konfirmohet rritja galopante e cmimeve ne shkurt. Inflacioni 4.5 kalon parashikimet e BSH-se


TIRAN- Rritja e paprecedente e cmimeve pergjate muajit shkurt te ketij viti eshte pasqyruar edhe ne te dhenat e Institutit te Statistikave. Inflacioni gjate muajit te shkuar ka kaluar cdo kufi te parashikueshem duke kercyer mbi 4 per qind shifer e cila ishte edhe kufiri maksimal i pritshmerive te Bankes se Shqiperise dhe Qeverise. Sipas te dhenave te INSTAT-it gjate muajit shkurt inflacioni arriti ne 4.5 per qind me nje rritje prej 2.3 per qind krahasuar me janarin.


Jane pikerisht ushqimet dhe cmimi i karburanteve ato qe kane ndikuar me shume ne rritjen e inflacionit ashtu sic eshte verejtur gjeresisht edhe nga te gjithe konsumatoret.


Ne total grupi i ushqimeve dhe pijeve alkoolike qe perbejne nje pjese te konsiderueshme te mallrave te shportes kane pesuar nje rritje prej 4.9 per qind. Brenda ketij grupi rritja me e madhe me 23.5 per qind eshte shenuar tek perimet ku mund te permendet shtrenjtimi me rreth 45 per qind i domateve 36 per qind specat 31 per qind kastravecat etj.


Per tu shenuar eshte rritja qe kane pesuar gjate ketij muaji qepet e thata dhe patatet te cilat si asnjehere me pare jane shitur deri ne 120 leke kilogrami. Sipas INSTAT gjate shkurtit nje kilogram qepe e thate eshte shitur 41.5 per qind me shtrenjte ndersa nje kilogram patate 33 per qind.


Ne listen e mallrave qe kane pesuar rritje nuk mund te mungonte buka dhe nenproduktet e tjera te miellit. Sipas INSTAT nengrupi buke dhe drithera ka pesuar nje rritje prej 3.2 per qind gjate muajit shkurt. Kjo e dhene eshte e marre ne teresi per nenproduktet e miellit pasi shifrat nga terreni flasin per nje rritje minimumi me 10 leke te bukes masive.


Per sa i perket frutave shtrenjtimi ka qene disi me i moderuar krahasuar me perimet. Mesohet se gjate shkurtit mollet jane shtrenjtuar me rreth 5 per qind dardhat 4 per qind portokallet 2.2 per qind etj. Nderkohe shtenjtimi i karburanteve dhe gazit ka vijuar edhe gjate muajit shkurt pas rritjes se ndjeshme gjate muajit dhjetor 2010 dhe janarit 2011.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›