E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet Vilanova

Ndërhyrja kirurgjikale ka ndodhur dhe tani pritet qartësimi i situatës. Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, iu nënshtrua operacionit për heqjen e një tumori në një spital të kryeqendrës së Katalonjës dhe sipas mjekëve gjithçka ka shkuar mirë.
Vilanova 44-vjeçar pritet të kalojë 3-4 ditë i shtruar në spital, ndërsa rikthimi në fushë si trajner do të varet nga mënyra sesi do të ecë rikuperimi pas ndërhyrjes.
Vetë trajneri ka deklaruar që nga spitali se ai është në gjendje të mirë dhe ka shtuar se futbollistët duhet të jenë të qetë pasi ishte fjala për diçka të vogël dhe aspak serioze.
Vilanova pati rishfaqje të kancerit në një gjendër pështyme në pjesën anësore të kokës, pasi më parë u operua po në të njëjtin vend në 22 nëntor të vitit të kaluar.
Ai mori drejtimin e skuadrës nga Pep Guardiola në fund të sezonit të kaluar dhe ka realizuar fillimin më të mirë të sezonit në histori në kampionatin spanjoll, me 15 fitore e vetëm 1 barazim.
Gjithashtu, skuadra e tij, është e kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›