E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet ne treg jane te qendrueshme

Çmimet e fruta perimeve në kryeqytet vijojnë të mbeten të qëndrueshme, krahasuar edhe me ditët e mëparshme.
Konsumatorët vlerësojnë nismën e bashkisë për të kontrolluar çmimet e të gjitha produkteve.
Sipas tyre çmimet janë të mira dhe kanë mundësi të blejnë. Jemi të kënaqur me këto çmime po vazhduan kështu është shumë mirë.
Por për ata që vijnë nga jashtë çmimet e tregut në vend u duken të kripura.
Tregtarë thonë se çmimet janë të ulëta dhe blerjen janë normale nuk ka dyndje.
Edhe gjatë ditës së shtunë niveli i çmimeve të produkteve në tregun e pazarit të ri vijon të jetë i njëjtë me listën e çmimeve të vrojtuara nga inspektorët e bashkisë gjatë ditëve të mëparshme.
Në dispozicion të konsumatorëve kryeqytetas bashkia ka vënë në dispozicion numrin e telefonit 2274774 dhe  një adresë emaili ( mailikonsumatori@tirana.gov.al), ku në çdo kohë mund të bëjnë denoncime, në rast se konstatojnë abuzime me çmimet nga tregtarët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›