E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet per vdekjen misterioze

66-vjeçari, Festim Spahiu vdiq nga i ftohti. Të paktën ky është versioni i ekspertit të mjekësisë ligjore për vdekjen misterioze të 66-vjeçarit, I cili u zhduk të shtunën e kaluar dhe vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, ku kishte shlyer një dënim prej 20 vitesh për tentativë vrasjeje dhe plagosje të rëndë.

Sipas rindërtimit të fakteve nga ekspertët e mjekësisë ligjore dhe atyre të hetimit të krimeve, Spahiu, është përplasur me murin e avllisë dhe më pas është rrëzuar në këtë vend që shikoni në plane por që në atë kohë po sipas policisë ka qenë me ujë.

Spahiu, sipas të njëjtit burim kishte shkuar në zonën e Mjull Bathores për t’u interesuar për një azil privat.

Goditja dhe temperature e ftohtë e ujit kanë bërë që të humbë ndjenjat dhe më pas të vdesë si pasojë e të ftohtit, kanë shpjeguar ekspertët e mjekësisë ligjore në raportin e tyre.

Ky raport, automatikisht e mbyll dosjen e zhdukjes dhe vdekjes misterioze të 66-vjeçarit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›