E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kengetarja Elina Duni

Artistja Elina Duni poezine e bukur shqipe dhe folklorin ka arritur ta bej te njohur ne bote, permes kengeve jazz.
Duke gërmuar në historinë e trazuar ballkanike, ajo ka zbuluar këngë të bukura dhe të fuqishme, këngë të vjetra të dheut të saj apo nga diaspora e largët. “Matanë malit” përfshin këngë dashurie, heroike, baritore apo kurbeti, ku tradicionalja përzihet me modernen dhe një mënyrë të re të shprehuri. Pa dashur t’i marrë të gjitha meritat për vete, Duni nuk harron të shtojë se në këtë kërkim ajo nuk ka qenë vetëm, por edhe me anëtarët e tjerë të kuartetit.
Duni na tregon eksperiencen e saj se si jazi deperton lehte te publiku edhe nese nuk ke njohuri per te.
Kengetarja ka arritur te thith audience e cilet nuk dine fare  shqip , -pasi sipas saj  gjuha e muzikes eshte  universale

Artistja ka gjetur nje te mesme se si kenga te kuptohet dhe te ndjehet nga te gjithe pa dallim gjuhe
Këngëtarja Elina Duni & quartet vjen me një koncert në Tiranë. Në vijim të turit të saj, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, pas Prishtinës dhe Shkupit, stacioni i radhës është Tirana. Në këtë koncert, i cili do të zhvillohet në datën 17 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, këngëtarja do të promovojë albumin e saj më të ri, të titulluar “Matanë malit”, i cili përmban 12 materiale muzikore. Tashmë Elina Duni e ka gjetur çelësin e suksesit. E ka gjetur në vendin e vet. Ndaj dhe këto 12 materiale janë këngë të njohura shqiptare nga krahina të ndryshme të Shqipërisë sjellë në versionin etnojazz.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›